Haradinaj akuza VV-së: Sot në Kuvendin e Kosovës është kthyer Rrahman Morina e UDBA
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se kalimi i këtij projektligji u bë nga bashkëpunimi i VV-së me Lisën Serbe.Ai ka thënë se sot është parë një fitore e fëmijëve të UDB-së të përkrahur nga Lista Serbe.“Jam i bindur që edhe Rrahman Morina ja kishte marrë lakmi Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit. Sot është një fitore e UDBASH-ve. Me Listën Serbe u miratua një Projektligj që i përjashton UÇK-në nga Ligji i Pagës minimale. Sot jemi të sigurt që në parlament është kthyer Rrahman Morina, UDB-ja dhe serbët. Ne kemi kërkuar që në këtë projektligj të përfshihen veteranët, jo të ketë ndonjë rritje por të paktën të përfshihen”, tha Haradinaj.Kundër këtij projektligji ka pasur pakënaqësi edhe mes vetë deputetëve të VV-së.Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ishte kundër vendimit të Grupit të tij Parlamentar për miratimin e pagës minimale ku s’u përfshinë veteranët e UÇK-së. Ai madje protestoi duke e rrahur tavolinën dhe më pas lëshoi sallën /Reporteri.net