Gjykata Speciale sa më parë duhet të zhbëhet, e tashmë kërkesë edhe zyrtare e Kosovës-Shkruan;Qazim Thaçi.
Tani e disa muaj , kemi pasur reagime e shkrime të shumta, se është koha që edhe zyrtarisht,sa më parë institucionet kosovare të reagojnë që padrejtësisht për mbajtjen e çlirimtarëve në Hagë nga Dhomat e Specializuara.Pas shumë shkrimeve e zërave së fundi kryeparlamentari Glauk Konjufca , tha se është shumë i brengosur për mbarëvajtjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ne si Kosovë dhe si institucione të këtij vendi e shohim si shqetësim. Kemi pasë mospajtime të mëdha për themelimin e Gjykatës Speciale. Nuk është se është bërë prej qefit, mirëpo ka qenë njëfarë gjykate e zorit me thënë të drejtën’’ ka thënë ai. Prandaj, tashmë është sinjali që veteranët e luftës së UÇK-së , pastaj të gjithë kosovarët nga 7 deri në 77 duhet kësaj radhe të ngrisin zërin e tyre që ata që ua sollën dritën e lirisë duhet të jenë në mësin e tyre. Serbia që ka bërë krime ndaj popullatës shqiptare dhe atje kriminelët duhet ta kenë vendin për gjykim e në asnjë variant nuk duhet aty te jenë çlirimtarët, ata që ishin në mbrojtje kundër gjenocidit serbë ndaj popullit shqiptar. Kjo para kësaj gjykate duhet të i bëhete e qartë se NATO, nuk do intrevenonte po të mos ishte kjo luftë çlirimtare, Një herë në këtë shekull intrvenoi NATO si mundet pra udhëheqësit e kësaj lufte të gjykohen?!! Se kjo gjykatë ishte e zorit këtë e dijnë të gjithë ata që nuk e kanë të shpërlarë trurin nga ndonjë politike e tejshkuar komuniste, Prandaj veteranët nuk duhet të protestojnë për rastin e pagës minimale para se të protestonin që liderët dhe udhëheqësit e tyre të rikthehen në Kosoë, e rikthimi i tyre pastaj e sjellin në vend edhe pensionin meritorë të bashkëluftarëve të tyre, E tani edhe deputetët e kanë rastin të fillojnë me iniciativa që kjo gjykatë të zhbëhet sa më parë ./www.qendrapress.com/