Çaste poetike me poeten;Jonida Sheholli
MË LËNDUAT
———————————-
Me gjuhë nepërkash
Që helmin e lëshojnë
E nën gurë skërkash
Folenë e ndërtojnë
Shpirtin ma lënduat
Me gjuhën e katranosur
E diellin më mbuluat
Me stuhinë e gjindosur
Nuk dorëzohem, jo
As më ulet fytyra
Do shtegtoj pa dro
Në jetën me ngjyra
Rrobat e dëlirësisë
Shtatin ma stolisin
Si stema e krenarisë
Përkrenaren e plisin
Kot më hidhni baltëra
E më spërkatni botën
Unë bëhem me flatra
Dhe shijoj kohën
Ore ju që më lënduat sot
Në këtë ditë bekimi
U lëndofshi çdo mot
Dhe u zëntë mallkimi
Si grerëzat më thumbuat
M’u vërsulët për dreq
Dhe veten e degraduat
Sa për ju, mua më vjen keq…!
Maj, 2022