Amerika feston 246 vjetorin e Pavarësisë

Dita e Pavarësisë, 4 Korriku, është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për Pavarësinë nga ana e Kongresit Kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pelsivanisë.

Shteti simbol i botës, i lirisë dhe i demokracisë shënon sot festën më të madhe kombëtare, 4 korrikun 1776, ditëlindjen e saj – 246-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. E gjithë SHBA-ja mbushet sot me flamuj amerikanë dhe me simbolet e saj, ndërkohë që miliona amerikanë kremtojnë në çdo mjedis me ndjenjën e madhe të krenarisë, teksa shënohen plot 246 vjet të Deklaratës së Pavarësisë.

Dita e Pavarësisë, 4 Korriku, është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për Pavarësinë nga ana e Kongresit Kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pensilvanisë.

https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=79986853&v=2.1&guid=ba6256d9430e4e9b87dc13f2f2e42b606dc511ccf3e54f4f817589808c7df6f4

Gjatë nënshkrimit të Deklaratës SHBA-ja ishte e përbërë prej 13 kolonish nën administrim të mbretit anglez Xhorxhi i Tretë. Arsye për nënshkrimin ishte pakënaqësia e rritur e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonitë duhej t`ia paguanin Anglisë.

Në korrik të vitit 1776 “The Pennsylvania Evening Post” është gazeta që e publikoi Deklaratën për Pavarësi.

Më 8 korrik të vitit 1776, në sheshin “Pavarësia” në Filadelfia, u bë publike për herë të parë Deklarata, ndërsa zilja në Pallatin e Pavarësisë, që ishte e njohur si “Zilja e provincës”, do të riemërohet në “Zilja e lirisë” (Liberty bell).

Në gusht të vitit të njëjtë detyra e filluar më 4 korrik rreth nënshkrimit të Deklaratës për Pavarësi nuk ishte përfunduar tërësisht deri në gusht. Por, pavarësisht nga kjo 4 korriku është pranuar si datë zyrtare e shpalljes së Pavarësisë së SHBA-së nga Britania, transmeton “Zëri.info”.

4 korriku 1776, Dita e Pavarësisë së SHBA-së

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Kushtetuta nuk është një instrument në duart e qeverisë për ta kufizuar popullin, tha në atë kohë Patrik Henri, njëri nga udhëheqësit amerikanë në luftën për pavarësi, ajo është një instrument në duart e popullit për të kufizuar qeverinë, që ajo të mos e sundojë jetën tonë. Më tepër se 242 vjet pas miratimit të kushtetutës ajo mbetet garancia e lirisë për të gjithë amerikanët.

Njerëzit e thjeshtë mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme

Dëgjojini këto fjalë të Deklaratës së Pavarësisë Amerikane, të shkruara 245 vjet më parë: “Ne i konsiderojmë këto të drejta të jenë të vetëkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë; që ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme; dhe mes tyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë; që për të siguruar këto të drejta qeveritë krijohen nga njerëzit, duke e përftuar pushtetin e tyre të drejtë nga pëlqimi i zgjedhësve…”.

Këto fjalë ndryshuan përgjithmonë parimet e qeverisë. Kush i shkroi këto fjalë të jashtëzakonshme, duke ndryshuar përgjithmonë parimet e qeverisë.

Ishin ata politikanë të shquar, akademikë e teoricienë politikë. Jo, ata ishin fermerë (bujq), avokatë, tregtarë, një botues librash dhe një topograf.

Asnjëri prej tyre nuk kishte mbajtur ndonjë post të lartë qeveritar. Në fakt, zor se ndonjëri prej tyre kishte mbajtur ndonjë post qeveritar. Disa kishin lindur të varfër. Të tjerët ishin pronarë tokash.

Të gjithë ishin të mirarsimuar; pothuajse të gjithë kishin lexuar veprat e Ciceronit mbi virtytin. Të gjithë meshkuj e të bardhë nuk ishin tipikë të popullsisë si e tërë, nuk ishin as nga elita politike. Ata ishin njerëz të thjeshtë, të cilët shqetësoheshin thellësisht për lirinë, lirinë personale, për qeverinë përfaqësuese të bazuar në sovranitetin popullor.

Ata janë quajtur me të drejtë brezi më i madh i talentit politik në historinë amerikane. Krijimi i një kombi të pavarur amerikan ndodhi papritmas, jo gradualisht. Ishte një proces revolucionar e jo evolucionist.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tani republika më e vjetër që i ka qëndruar historisë botërore, me një serë institucionesh dhe traditash politike. Ato, që tani konsiderohen “idealet amerikane”, janë përqafuar në mbarë botën; forma alternative të organizatave dhe qeverive politike kanë ardhur e kanë ikur gjatë këtyre 242 vjetësh.

Kuadri politik i ngritur në ato fjalë të thjeshta, të sipërcituara në fillim, janë idetë për t’i themeluar për herë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të shekullit 18-të.

Dhe kanë vazhduar. Burrat dhe gratë bëjnë historinë. Burra dhe gra të zakonshme mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme. Ata që rrezikuan gjithçka për të shpallur këtë Deklaratë Pavarësie ishin njerëz të thjeshtë.Deklarata mbyllet: “Dhe në mbështetje të kësaj deklarate, me një besim të patundur në mbrojtjen e Perëndisë Hyjnore, ne së bashku i betohemi njeri-tjetrit me jetën tonë, me pasurinë tonë dhe me nderin tonë të shenjtë”. Këta qytetarë të thjeshtë krijuan ideale politike të reja të jashtëzakonshme. Hartuesit e kushtetutës 13 vjet më vonë krijuan kuadrin e qeverisë së SHBA-së të bazuar në këto ide revolucionare.Karta e të Drejtave vijoi mbas dy vjetësh. Krijimi i një qeverie kërkon kohë. Nuk është kurrë e thjeshtë. Kërkon eksperimentim dhe kurajën për të flakur më tutje atë që nuk funksionon.

Ai përfshin edhe rrezik. Siç tregon kushtetuta e parë e SHBA-së, kërkon kompromis. Por, qytetarët e thjeshtë mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme.E ardhmja e SHBA-së prej qytetareve të saj duket e qartë, ashtu si duhet t’u jetë dukur ajo e Amerikës së Etërve Themelues më 1776 ose edhe më 1783, ose edhe sot pas 245 vjetëve.Që nga ai 4 korriku i parë ka qenë traditë që të festohet ditëlindja e Amerikës me fishekzjarrë dhe sonte SHBA-ja e vazhdon atë traditë “Gëzuar ditëlindjen Amerikë”.