Prizren/ Nënat përleshen për fëmijë

        Një grua ka përfunduar dje në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit pasi dyshohet se u përfshi në një rrahje me një grua tjetër.Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur rreth orës 15:55 në rrugën ‘Besnik Muçaj’, ku fëmijët e dy të dyshuarve të moshave 7 dhe 5-vjeçare ishin kapur mes vete dhe ishin përleshur. Kjo ka pasuar me përfshirjen e dy nënave në zënkë, me ç’rast ato kanë sulmuar njëra-tjetrën fizikisht.Nga e gjithë ngatërresa, njëra nga nënat ka pësuar lëndime trupore, për çka u desh të kërkojë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa nëna tjetër është paraqitur në stacionin policor në Prizren.Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarave të iniciohet rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.