Kryetari Shaqir Totaj vizitoi sot Kompaninë Rajonale për Mbeturina “EKO Regjioni” në Prizren

Kryetari Shaqir Totaj vizitoi sot Kompaninë Rajonale për Mbeturina “EKO Regjioni” në Prizren, e cila është pajisur me makina të reja që do të shërbejnë për pastrimin edhe më cilësor të qytetit.

Kryetari Totaj u shpreh se mirëmbajtja e mjedisit është shumë e rëndësishme dhe beson se bashkëqytetarët do të ndihmojnë, me kujdes, për një ambient më të pastër dhe më të shëndoshë.

Kryetari bëri të ditur se pastrimi i qytetit, tashmë, do të fillojë nga ora 06:00 e mëngjesit, për shkak të lirimit të trafikut për qytetarët që punojnë.