Ish konkurenti i Për’puthen i jep jetë projektit të shumëpërfolur ”Temas”! Premiera më 15 gusht!

                                 Azem Halimi ish konkurenti i Për’puthen me origjinë nga Lugina e Preshevës, fitoi zemrat e publikut me çiltërsinë dhe ndjeshmërinë që depërtonte. Rrugëtimi i tij në program zgjati 5 muaj. Edhe pse nuk u përputh në emision, ai mesa duket u përputh me botën e televizionit, ku ka menduar të sjellë diçka ndryshe nga ish konkurentët e tjerë që publikuan këngë dhe dyqane online.Pa zhurmë mediatike, pa intervista të përjavshme, pa skandale, Azem Halimi pas shumë muajsh pune instensive, ka lançuar trailerin e filmit “Temas”. Një film me metrazh të shkurtër që i dedikohet vendit nga ai vjen.I realizuar i gjithi në Preshevë, me një staf xhirimi nga Shqipëria “Lori Studio”, Azemi ka dashur të bëjë bashkimin që politika nuk na e lejoi. Filmi ka një mesazh të fortë, atë të rikthimit të emigrantëve në atdhe. Nga postimet në rrjetet sociale kemi mësuar që Premiera e filmit do të mbahet me 15 gusht në qytetin e Preshevës, në të cilën priten të jenë të pranishëm figura intelektuale të Preshevës dhe jo vetëm. Më vonë Azemi ka premtuar se filmin do e prrzantojë edhe në qytete të tjera të “Shqipërisë së Madhe”.Mesa duket pesha e tij në televizion ka qenë më ndryshe se e konkurentëve të tjerë, pasi ai nuk ka përfaqësuar veten, por Luginën e Preshevës. Epo, kaq të mirë qenkan djemtë e Luginës?! Suksese Azem! (E. D/ Infopressalbania)