“Luftë s’do të ketë”, Lushtaku: Kurti vetëm do që ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, tha se nuk beson se do të ketë luftë në Kosovë.Lushtaku shtoi se kryeministri Albin Kurti më këto deklarata vetëm po dëshiron ta zhvendosë mendjen nga keqqeverisja e tij që po bën në Kosovë.“Mendoj se shteti i Kosovës dhe Qeveria duhet të përgatiten gjithmonë për ndonjë luftë të mundshme. Falë Zotit që ne e kemi edhe KFOR-in këtu…Unë po besoj që luftë nuk do të ketë, mirëpo Kurti do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja në Kosovë”.“Kurti do që vëmendjen ta përqendrojë diku tjetër dhe jo në zhvillimin ekonomik dhe në shumë punë të tjera që e presin Kosovën”, tha ai në Klan Kosova.