Vihet nen pranga një shtetas i Shqipërisë në Prizren për pengim dhe tentim sulmi ndaj policëve

0

Policia në Prizren ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi kishte penguar dhe kishte tentuar t’i sulmoj zyrtarët policor, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00, ku i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën i cili kishte penguar dhe kishte tentuar t’i sulmoj zyrtarët policor.

Si pasojë një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor si dhe i dyshuari, pasi kishe marr lëndime gjatë arrestimit.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *