Çaste poetike me poetin;-Hekuran HALILI

Nëse…

—————-

Të gjitha mëngjeset lindin të verbëta,

Nëse nuk u jep vështrimin tënd…

Të gjitha netët janë të zbrazëta

Nëse me ëndrrat e tua nuk i mbush…

Të gjitha erërat të shkulin rrënjësh,

Nëse gëzimit tënd nuk i bën vënd…

Të gjitha vdekjet flenë pas derës ,

Nëse orë e çast i sjell ndërmënd…

Të gjitha dashuritë janë të trembura,

Nëse liman për to shpirtin se bën…

Të gjitha jetët janë të kota ,

Nëse ikjes pa kthim, pas gjë s’ke lënë…

Nëse….

/QendraPress/