E diela poetike me 7 poezi e 7 poete: Valbona Ahmeti
Prekaz Kështjellë e Lirisë
—————————————-
Prekaz Kështjellë e Lirisë
Nuk trete amanetin e Ahmet Delisë
Të mbyllet kaputulli robëri
hape shtigje të reja për Liri
Trimat kishin mendjen ar
Sytë e tyre shkreptinin zjarr
Guximin sa bjeshka e Qyqavicës
Aty lulëzonte trimëria e Drenicës
Deshe shpresa të mos vdes
Buza që dridhej dje, sot të buzëqesh
Loti i nënave që dridhej deri në gji
Të kthehej gëzim në liri
Jeta në errësirë ëndrrat t’i mbytë
Thundrës shekullore duhet dhënë fund
Kjo tokë ka nevojë për liri dhe dritë
Gjithmonë të jetojmë pa ndjenjën frikë
Atdheu është nëna
Është gjaku ynë që rrjedh nëpër vena
Barbarët synojnë të na e vrasin pafajsinë
Ballëlartë duhet të vdesim që ta gëzojmë Lirinë
Valbona Ahmeti