Ministër Krasniqi, çlirimtarët në Hagë janë të barabartë sepse ata ishin në luftë bashkë-Shkruan:Kastriot Frengu, veteranë i UÇK-së
Ministri Elbert Krasniqi, pas vizitës së i bëri çlirimtarit Rexhep Selimi në Hagë u lidhë në ‘’Presing’’ e ku deklaroi se ai ka afri me Rexhep Selimin dhe se herëve tjera mund të vizitojë të tjerët,??? Kjo për një ministër të Qeverisë është aq pa shije e pa vend ,sa në botën demokratike po të ndodhte një veprim i kësaj natyre, militantët e partisë së tij do ta largonin nga posti. Sepse ministri i Qeverisë po harron se ata ishin në luftë bashkë ,e atje janë bashkë, kurse Ministri Krasniqi mirë është të mendojë kur ata ishin bashkë fronteve të lirisë e istikameve të atdheut. ku ishte ky ministër???!! Prandaj., shtetet demokratike e të traditës i japin rëndësi shumë meritokracisë, Ata nuk i avancojnë ngërzitë pa meritorë, sepse ata pastaj mund të gabojnë dhe duan ti ndajnë edhe çlirimtarët, edhe ata që ditët e vështira i ndanin bashkë,e vdekjen e kishin të përbashkët siç e kishin lirinë e Kosovës. Prandaj mister Krasniqi për gabim të këtillë të gjykon tz vetë koha e vët historia. Por njeriut i shihet dëmi aq sa ka dije…Unë si veteran i luftës e besojë edhe mijëra tjerë jemi fyer me këto veprime e edhe më tepër më këto deklarime të pa matura, ministër mësoju se Liria ka emër e emri i lirisë është gjak, djersa e gjymtyrët e veteranëve e çlirimtarëve./qendrapress.com/