Ne Frashër…

————————–

Me josh ideja, te shkoj,

n’ato vise ku shkele ti,

muzën tende te kërkoj,

brenda vargut tend te rri.

Me josh ideja, me grish,

te shkoj, te gjej, ate lis,

ku mbështetë mendimet,

e i këndove bukur vegjëlisë.

Me josh ideja,s’me lëshon,

mbase diçka me tregon,

hapin tend, jehonës shkuar,

ne Bagëti e Bujqësi shkruar.

Me josh ideja, s’me le,

rrënjët e tua te vi te kërkoj,

mes flakes se qiririt te gjej,

nga letargjia e shekullit te zgjoj.

Me josh, me grish dëshira,

ideja ma zgjon krenarinë,

se atje ku jane rrenjet e tua,

jane dhe rrenjet e mia Naim.

Atje ne Permetin e bukur,

ne Frashrin, ku na mekuan,

thjeshtësi, bujari e dituri,

atje ma ka enda, te vij e rri…

Tirane 19 08 2021

Suzana Rama DV