Çaste poetike me poeten: Marjeta Shatro Rrapaj
Në pritje ndryshimi…
—————————-
Ti mendueshëm,
vishesh netëve
me petkun e mistereve
surrealiste ,të ëndërrta.
Ti je në pritje të ndryshimit të madh,
pret rolin tënd si protagonist
në teatrin e madh të jetës,
ndoshta ka ardhur çasti,
të provosh sa i zoti je
për peshën e jetës,
në një skenë tjetër më të madhe,
ku ka kohë që ndrijnë yje e diej,
mjaft ke qenë figurant.
Graviteti i vetvetes po zien dëshirash,
magjia e shpirtit kërkon kuptimin
e vërtetë të qenies,
duke të thërritur:”Dil,dil në skenën e madhe!”