Duhet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, për të raportuar-Shkruan;Hisen Berisha ,Deputet i PDK-së në Parlamentin e Kosovës
Kryeministri! Mos transparenca dhe mos raportimi i Kryeministrit është shkelje e Kushtetutës. Sipas mendimit tim takimi i datës 18 Gusht, po vazhdon ende. Kjo çka po shohim është një taktizim i akorduar midis Vuçiq e Kurti. Heshtja para qytetarëve nga ana e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përbënë në vetvete shkeljen e rezolutës miratuar në kuvendin e Kosovës në lidhje me bisedimet. Meqenëse mediat kosovare nuk kanë nxjerrë asgjë nga takimi dhe kjo pauzë taktike ”time out” i kërkuar nga Vuçiq, (ma përkujton atë lëvizjen që delegacioni i UÇK bërë në Rambuje, gjoja për konsultë me forcat e UÇK ne teren), shtrohet dilema se kë do të konsultoj Vuciq?! Pra, unë me të gjitha këto fiolozofema që Albini deri tani, i ka hedhë në raportet Serbi- Kosovë, mund t’iu bëj thirrje institucioneve shtetërore, që të vënërojnë se mos rastësisht e tërë qeveria edhe presidenca letargjike (e përgjumur) janë vënë në shërbim të ndonjë kushtetute tjetër, e jo asaj të Republikës së Kosovës, e cila përmes ligjeve edhe përmes rezolutës së lartcekur e obligon kryeministrin të jet transparent dhe të raportoj rreth kësaj ecurie. Sidomos sot, kam pritur që Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet edhe të ftoi seancë të jashtëzakonshme për raportimin e kryeministrit rreth këtyre shtyrjeve të pafundme, në zbatimin e marrëveshjes e cila tashmë, disa muaj është dashur të implementiohej./qendrapress.com/