Çaste poetike me poetin:Milaim Berisha Mixhebe
U dashurova
——————————-
U dashurova
në tytën e pushkës
në flakën e barotit
U dashurova
në vdekjen
në mortjen
U dashurova
në lindjen
në rritën
U dashurova
në emrin L I R I
në emrin I L I R
U dashurova
në ëndrra
në zhgëndërra
në lulet e ujitura me gjak
u dashurova
në feniks
të vdes
të lind
e të rilind
sa herë të dua
UUUUUUUUU
D A SH U R O V A.
·