Çaste poetike me poeten;Hidajete HASANI

Arti dhe Deti

——————————–

Arti i lumtur

Deri në piedestal

Takoi Detin

Për herën e parë

Aty shijoi një

Botë të re

VALA e bëri mik

E ftoi përsëri

DIELLI i fali ngjyrë

E bëri edhe më të mirë.

RËRA i fali ngrohtësi

ERA i fali freski

Arti u mahnit

Me atë bukuri

Imagjinonte ?

Dhe ka porosi

Për ju fëmijë

Se po të ishit afër Detit

Sikur jeni afër MBRETIT

Deti qenka ART në vete.

—————————————-

&  &  &  &

Ditë Maji

—————————-

Jashtë rimon shi

Mendja arkë !

Ruan disa sekrete

Deri në përjetësi..

Aty diku

Në një këndë zemre.

Në heshtje sot

Zbrazen dëshirat

Një nga një.

Derisa dikush

kish fikur Hënën &

Heshtjen e then era

Syt hodha te largësitë

E lutem fortë

Zot bekoi

DASHURIT.