Çaste poetike me poeten :Minivere Muja MAKA 

Shi

———————————–

Era stuhinë sjell

Retë të zeza janë

Koka zien e murmërinë

Shi a do bjerë

Kanatet te hapura kam lënë

Fresku mbi çarçafë të bjerë

Ëndrrën ta miklojë

E shtatit te zhuritur

Vapë e djersë t’i qetësojë

Zëri matanë kërkon

Shiu të ndalet mbi ballkon

Se dallëndyshja po pret

Rrugën e gjatë të nisë më shpejt

Karvanit të saj

Do ti bëhem udhëtar

E shiun mbi ne

Do kemi dëshmitar

Kur stuhia të na zë

Çarçafin e bardhë do lartësojmë

Rrebeshin e dallgën

Me dashuri t’ i mbulojmë

E shiu idhnak sonte

Po lag ballkonin matanë

Dallëndyshja udhëtare

Po pret si e marrë

Pusho pak o shi

Se djersën e vapën fashite

Ëndrrën e bardhë solle

E bishtëgërshërës

Rrugën i lartësove

Bjer e ndalu o shi!

M.M.M