Jasharaj pas takimit me presidenten: Greva do të vazhdojë

                                           Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut, pas takimit që pati me Presidenten Vjosa Osmani, tha se ajo është e gatshme të angazhohet në gjetjen zgjidhjeve dhe për të ndalë grevën, por pa u realizuar kërkesat që i kanë ndaj qeverisë, nuk do të ketë lëvizje në këtë drejtim. “Problemi ka ardhur deri këtu ë mungesë të dialogut, ne e lutëm që ajo të ndikojë të ulemi me qeverinë dhe të bisedojmë. I tham asaj që pakoja me 50 euro, nuk është e qartë. Ne i tham asaj që nga 100 euro deri sa të bëhet Ligji i Pagave”, tha ai, raporton RTKlive.Sipas tij nga takimi i sotëm kemi një moment të ri. “Unë ia bëra me dije asaj, se fatkeqësisht se greva do të vazhdojë. Kemi kërkuar nga presidentja që të shfrytëzoj autoritetin për të realizuar dialogun. Pako është e mirëseardhur por ne qëndrojmë prapa kërkesave tona”, tha ai. Për kritikat e Kurti ndaj mësimdhënësve, sipas tij nuk e di se ku i ka marrë Kurti të dhënat për nxënësit analfabet. Jasharaj bëri me dije se presidentja u kë karkuar grevistëve për të ndalë nga kjo gjendje dhe që mësimi të fillojë. “Brenda ditës mund të zgjidhjet problemi, nëse ka vullnet”, theksoi ai.