Çaste poetike me poeten:Vajda Dea VILA
Dhimbje e lot!
Mora lapsin që të shkruaj,
por s’më bëjnë të shkreta duar…
se një dhimbje e mallkuar,
shpirtin ma ka copëtuar…
Shpirti ,zemra janë copëtuar
për një ëngjëll, për një djalë,
dhimbja është shumë e madhe,
ta shpreh atë, nuk gjej fjalë….
Lotët rrjedhin pa pushim,
nëpër faqe rrjedhin lumë,
si të ish’ fëmija im,
e tronditur ndihem shumë….
Pse e vrave atë djalë,
o përbindësh i pa shpirt!?
Ishte engjëll i pafajshëm,
ishte yll e ishte dritë…
Ishte djalë i pa rritur,
8 vjet sapo kishte bërë.
E ndave nga gjiri i nënës
do vuaj një jetë të tërë….
Ke vrarë zemrën e nënës,
po ashtu dhe të babait,
ke vrarë dhe zemra të tjera,
të kushërinjve dhe vëllait…
Ç’qe ajo ditë që ke lindur,
o përbindësh pa mëshirë?
të ish’ përmbysur djepi i shkretë,
kështu do kish’ qenë më mirë…
Po ku je , a je o Zot?
Këtë si durove dot’ ?
Si s’ja thave atë dorë…
që vrau djalin e gjorë?
Të gjithë thonë se ka një Zot,
që do të mbajë drejtësi…
dua ta besoj dhe unë,
kur do ndodhi nuk e di…
Dua ta besoj dhe unë,
kur do ndodhi nuk e di,
dua tani sa jam gjallë,
kur të vdes s’ka rëndësi….
Nuk e di si të të lutemi.
Në heshtje a zë të lartë,
këto ngjarje kaq të dhimbshme,
mos lejo të ndodhin prapë….
Nuk e di se ç’far kam shkruar’
mendja është e turbulluar,
jam dhe shume e irrituar…
Shpirt e zemër e dërmuar….