Çaste poetike me poeten:Gjelina Maçi KECI
PËR TY…
Për ty –
Fryma u lodh nga pesha e pritjes,
E Muret e zemrës plasaritur nga ankthi,
Veshët u shurdhuan nga heshtja e gjatë…
Për ty –
E dashuria e shpirtit pret e pret,
Dita u thinj sa për njëqind vjet!
Dhe Vjen ai çast
Kur mbetesh pa fjalë,
Të shprehesh atë që ndjen,
Kur qenien ta ka zaptuar,
Qerpikët njomën herë pas here…
Për ty –
E frika të pushton
Nga largësia se mos të të humb,
Shpirti ndjen tërmete
Herë pas here,
E mendja rrinë vetëm në një pikë;
Malli – mallit s’i ngjan,
Ëndrra struket e gjumi të tretë,
Nata të bëhet ditë
Pa hënë e pa diell
E të ther në shpirt.
Gjelina Maçi Keçi