Çaste poetike me poetin;Argjend HASANI 

TYMI I VOTRËS SË FIKUN

—————————————–

Sytë e tu plot mallëngjim

Qajnë mbi gjoksin tim

Derisa unë po kërkoja

Dallgët e lumit të tharë

Fletët e rëna

Nën borë.

Kujtova për një çast

Rrotat e nostalgjisë

Që kishin përshkruar

Rrugët me kalldrëm

Që unë tani

Nuk po i njihja më.

Shtëpitë ishin kërrusur

Ishin veshur

Me petkun e harresës

Ashtu i trishtuar

U ktheva

Tek tymi i vatrës së fikur

Jetën për ta rinuar.

Argjend Hasani

(Ripostim)

/www.qendrapress.com/