Çaste poetike me poeten:Hatixhe Çollaku ADEMAJ
Cili?!
_______________________
Në kopshtin e jetës
Vjeshta ka rënë…
E gjethet
të zverdhen e skuqen kanë fillu…
Pyllit të zhvishet era i ndihmon
E n’eshkën e zemrës
shkëndijat i zgjon
Zjarri i vatrës të ndizet fillon
Po ku , kë , si ta ngrohë
kur kush rreth s’qëndron?!
Nuk e di se kah teptisur jemi
Katër anët e botë i morëm në sy
Pylli mbet pa prerë
pak dru ka vatra
E unë si një cung aty vetmuar rri!
……….
Ti se ke atdheun
por skamjen e ke thy…
Ti po qan për mua
apo unë për ty?!