Ligjin për Zyrtarët Publikë, Berisha i PDK-së e krahason me Administratën në ish-Jugosllavi

                                  Deputeti Hisen Berisha nga Partia Demokratike Kosovës(PDK), e ka komentuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, ku ka thënë se Kosovës falë bashkëpunimit me miqtë ndërkombëtarë kishte arritur ta krijonte një Administratë Profesionale.Sipas Berishës, me Ligjin për Zyrtarët Publikë,Qeverisë së Kosovës i mundësohet që Administratën Publike ta futë nën kontrollin e njerëzve partiak.“Tani janë përcaktuar disa që quhen inspektorë, që janë në rolin e komisarëve politike, që do të thotë se në kriteret e vlerësimit të një punëtori të Administratës, nuk ka më kritere sipas standardeve që i kanë vendet demokratike të Botës, por kriteret i përcakton partia”, ka deklaruara ai.“Këtu po tentohet të shkatërrohet një Administratë profesionale edhe po tentohet të bëhet një administratë e kontrollueshme nga Partia”, ka theksuar Berisha.“Po dëshirojnë me fut kriterin përshtatshmëri politike për Administratën Publikë. Ky është kritere i regjimeve totalitaret komuniste”, ka sqaruar ai.Më tej, ai ka thënë se Partia Demokratike Kosovës, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë që është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.“Do të dërgojmë në Gjykatën Kushtetues që me pa sesa është në harmoni me parimet demokratike, edhe për këtë filtëri më i mirë është Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar deputeti opozitar Berisha. (Dukagjini)