Fryma poetike ditës së parë të motit të ri me poeten:Besa REXHA
Festë Mirësie
—————————
Gjerdani yjeve varet mbi qytet
Dhe errësira merr arratinë
Mbrëmja festive njerëzinë thërret
E me valë drite mbulon gjithësinë
I veçantë është ky fund Viti
Si një udhëtim në një botë të re
Dhimbjet mbrapa I lamë dhe zemra priti
Atë shpresë që gjurmët e saj le
Do ngremë dolli me gotën e mirësisë
Urimet shpirtrat do mbushin me zjarr
Duke u bashkuar nën ombrellën e dashurisë
Një tjetër Vit do t’na vijë I mbarë
/www.QendraPress.com/