Çaste poetike me poeten;-Rakela ZOGA

Heshtja prej leckë!
——————————–
Heshtja lecke, e varur mbi trup,
Shkumbezon ndjenjat, në bregun e shpirtit..
Puthjet, përplasen veshur me të bardha,
E bien në gjumë..
U shuan ditët, ti dhe unë..
Në pravazet e koskave,
hijet e dikurshme, bëjnë zhurmë..
Gjunjëzohen kujtimet..
Asgjë s’ka mbetur, prej asaj gjeje të fjetur..
Dhe qelqet fjalë, u thyen në rrugë..
/QendraPress/