Lëshohen në hapësirë dy satelitë të Shqipërisë, Rama publikon pamjet: U tha, u bë
Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në hapësirë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili edhe publikoi video nga momenti kur u bë lansimi i tyre, nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Sipas Ramës, kjo do mundësojë administrimin dhe mbrojtjen e territorit të Shqipërisë nga lart. “Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Rama.