MPJD: S’ka asnjë njoftim rreth pretendimeve të Vuçiqit se disa shtete tërhoqën njohjen
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se nuk ka asnjë njoftim në MPJD dhe as në misionet e Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se disa shtete paskan tërhequr njohjen.Sipas ministrisë, një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit. Po ashtu u tha se çështjet e hapura në mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhen me dialog dhe ”jo me kampanja destruktive mediale”.“Serbia duhet që urgjentisht të heqë dorë nga sulmet agresive ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj dhe t’i kthehet tryezës së negociatave me në qendër njohjen e ndërsjelltë”,u tha në njoftimin e MPJD-së.