Fryma poetike me penën poetes:-Rozeta KRESTE
NDIZ NJE QIRI PER MUA
———————————————
Kur te shkosh ne kishe
Ndiz një qiri për mua,
Jo si mëkatar
Për te me kujtuar.
Për kohen kur me deshe
O Zot,o Zot,o Zot,
Si dridhesha prej mallit
Si mbytesha ne lot.
Ashtu ne gjuhe flakesh
Kur zë te shkrije dylli,
Ma mblidh melhem për plagët
Mi lidh me flete ungjilli.
Dhe ne qensha buze varrit
Do gjendem e shëruar,
Sa te ndjej dorën tende
Sa te shoh syte e shkruar,
Kur te shkosh ne kishe
Qiri ndiz e për mua,
Qe s’ke gënjyer Zotin
Kur me ke thënë:”Te dua!
/www.QendraPress.com/