E rëndë në Prishtinë: Një grua tenton t’i vë zjarrin një shtëpie, flakët e përfshijnë edhe atë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kalabria (ish-Emshir) të Prishtinës, ku një grua dyshohet se është përfshirë nga flakët, raporton Gazeta Sinjali.Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima për motive ende të panjohura ka tentuar që t’i vë flakën një shtëpie e që më pas zjarri ka kaluar edhe në trupin e saj.Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë që të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.