E trishtë: Mjeku nga Gjilani vdes në moshë të re, në ditën kur po kujtonte 3 vjetorin e vdekjes së babait të tij

                    Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu ka ndërruar jetë papritmas në moshë të re gjatë ditës së djeshme. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale.Sefiu ka vdekur pikërisht në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan. Dje ai kishte bërë edhe një dedikim në Facebook për babain e tij.