Një stuhi e fortë dëbore pritet ta përfshijë Ballkanin
Masa ajrore shumë të ftohta pritet të mbulojnë Europën Qendrore dhe Perëndimore, si dhe Afrikën Veriperëndimore, duke shkaktuar reshje të shumta bore.Reshjet e përhapura të borës në Europë dhe Afrikën Veri-Perëndimore do të vijnë nga një valë e fortë ere këtë javë.Sipas të dhënave meteorologjike masa ajrore shumë të ftohta pritet të mbulojnë Europën Qendrore dhe Perëndimore si dhe Afrikën Veriperëndimore gjatë javës që vjen, duke shkaktuar reshje të shumta bore, veçanërisht në Alpe, në masivët malorë të Gadishullit Iberik dhe në malet e Ballkanit Perëndimor. Transferimi i masave të ftohta të ajrit në zonat e sipërpërmendura do të nisë ditën e hënë 16/01 dhe do të arrijë kulmin gjatë periudhës e mërkurë 18/01 – të shtunën 21/01. Tregues i intensitetit të ketij të ftohtë është fakti se masat ajrore në disa vende do të jenë 10-12 gradë më të ftohta se vlerat e tyre normale për sezonin. Në ditët në vijim , stuhia polare, që vjen nga Kanadaja në Europë, do të zhvendoset më në veri nga pozicioni mesatar klimatik në rajonin e Grenlandës, ndërsa më pas do të kthehet ashpër në jug dhe do të marrë një trajektore drejt Britanisë së Madhe, Gadishullit Iberik dhe veriperëndimit të Afrikës, duke transportuar kështu masa ajrore shumë të ftohta në valë më në jug.