Tahiri-Qeverisë: Për interesa të kujt po punoni? Votojeni Trustin

                               Çështja e Trusti është ngritur përsëri si temë diskutimi.Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje pozitës që ta plotësojnë këtë kërkesë të qytetarëve.Madje Tahiri i ka pyetur se për kë po punon kjo Qeveri, pasi që 51 përqind e popullit e kanë votuar për përmirësim të jetesës së tyre dhe jo që ta bëjë të kundërtën. “Mjetet e Trustit janë para së gjjthash mjete të qytetarëve. Qeveria ka më shumë rol kujdestarues për to. Mohimi i qasjes dhe shfrytëzimit të një përqindje nga vet kontributdhënësit, është qasje nënshtruese në emêr të barazisë dhe sigurisë sociale. Kjo qeveri as pas dy vitesh nuk po arrinë ta kuptoj se e vetmja rrugëdalje nga varfëria ës  zhvillimi ekonomik dhe njerëzor. Për interesa të kujt po punoni? Pse mos të lihet një periudhë 1 mujore për ata që duan ta tërheqin një pjesë të kontributit të tyre. Do ta kuptonit që 99% e qytetarëve do ta shfrytëzonte atë mundësi”, ka shkruar Tahiri në Facebook.“51% – shi i para dy viteve po shkelë vullnetin e 99% të qytetarëve. TURP”, shkroi tutje ai. /Reporteri.net/.