Kryetari Totaj premton se do të ndihmojë të prekurit, nga erërat e fuqishme mbrëmë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala, vizituan disa nga prej vendeve më të prekura nga erërat e fuqishme mbrëmë, që shkaktuan dëme të shumta, ku në disa zona kishte edhe ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike.Me këtë rast, kryetari Totaj ka thënë se komuna e Prizrenit do t’u dalë në ndihmë të gjithëve dhe do t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e veta për të qenë afër qytetarëve në momente krizash natyrore./www.qendrapress.com/