Kryetari Totaj priti një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga Patricia Danzi, Drejtoreshë e Përgjithshme e SDC-së.

    Me kënaqësi prita sot në Prizren një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga Patricia Danzi, Drejtoreshë e Përgjithshme e SDC-së. Në përbërje të delegacionit ishin edhe Jürg Sprecher, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, Beate Katja Elsässer, shefe e SDC-së në Kosovë, Saranda Cana, zyrtare e lartë e programit në SDC, si dhe Ertan Munoglu e Shpend Emini nga projekti DEMOS.

Gjatë takimit i prezantuam fillimisht potencialet e Prizrenit në aspektin historik, kulturor dhe ekonomik, si dhe diskutuam rreth ndërlidhjes mes zhvillimit ekonomik lokal, turizmit dhe përfshirjes së shoqërisë civile në çështje të ndryshme.

Në fokus të veçantë ishte projekti DEMOS dhe rëndësia e Grantit të Performancës në përmirësimin e menaxhimit komunal, transparencës dhe vendimmarrjes. Po ashtu, trajtuam çështje që lidhen me qeverisjen lokale në Kosovë, përfshirë sukseset dhe sfidat.

Pas takimit, vizituam projektin në realizim e sipër në kuadër të këtij granti – Stacionin e Autobusëve, për t’i parë nga afër rezultatet konkrete dhe ndikimin në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.