Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Totaj: Ndër prioritetet kryesore kemi zhvillimin e arsimit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përshëndetur mësimdhënësit dhe nxënësit për kontributin në ruajtjen e frymës akademike në institucionet tona arsimore, që sipas tij, vjen si pasojë e qëndresës së pashoqe të arsimtarëve në vitet më të vështira të kombit që nuk lejuan vakum në procesin drejt dijes.“Komuna e Prizrenit, ndër prioritetet kryesore ka zhvillimin e arsimit dhe mbështetjen e çdo aktiviteti të nxënësve që çon përpara punën tonë të përbashkët drejt zhvillimit intelektual”, ka theksuar Totaj.