Një 48-vjeçar gjendet i vdekur brenda Kishës ortodokse në Vushtrri
Një 48-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë në hapësirat e objektit të Kishës ortodokse në Vushtrri.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Reporteri.net se rasti është raportuar në polici nga familjarët e viktimës.Sipas tij, në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë.“Mbrëmë rreth orës 22:58, nga ana e familjarëve të viktimës është raportuar se brenda objektit banues që ndodhet brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshës 48-vjeçar. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net