Ministri Mehaj: Bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë po përgatitim kuadro profesioniste ushtarake

                    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është shtuar edhe më shumë numri i oficerëve shtabor të FSK-së, të cilët diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë.Ai thotë se së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes janë duke përgatitur kuadro profesioniste ushtarake sipas standardeve më të larta për të qenë maksimalisht të ndërveprueshëm me forcat e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët e saj, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

    Shtohet edhe më shumë numri i oficerëve shtabor të FSK-së, të cilēt diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë.Në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Republikës së Shqipërisë, kanë diplomuar sot në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.Ky kurs përgatitë oficerët për të udhëhequr dhe komanduar në shtabet e ushtrive, për të arritur efikasitet dhe për të marrë përgjegjësi në detyrat dhe obligimet ushtarake.Dy ministritë dhe forcat tona, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë vëllazëror, jemi duke përgatitur kuadro profesioniste ushtarake sipas standardeve më të larta për të qenë maksimalisht të ndërveprueshëm me forcat e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët e saj.Mirënjohje dhe falënderim vëllazëror për Ministrin Peleshi, gjeneralëve Kingji e Bitri, si dhe gjithë personelit të Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, kurse oficerëve të diplomuar urimet për suksese të mëtejme në shërbim dhe karrierë.