Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Dhurata Haxhiu KASA

Lëmi!

Kashta të mbetura,

të djegura,

të pambledhura,

të harruara,

të lëna.

Kullotë rreth vetes,

rrinë kujdesshëm në duar,

janë besniket e rrënjëve.

E kqyr lëmin tim,

është i bukur si fusha e verdhë e Van Gog,

por pa pikturë,

me grica mendjeje dhe shpirti,

në mur,

në gur,

në qiell.

Pastaj qielli i hodhi shi,

si pamundësi apo prag,

Ato besniket e dheut,

të papranuarat e fabrikës,

që do plugohen me pllajat e lopatës,

janë fat i parathënë i Kasandrës,

janë thjesht riciklimi i pashmangshëm i hakut.

Lëmi i njeriut si orët e Fishtës,

kujdesesh për të,

flet me të,

të vjen keq për të,

qan për të,

vrrin për të,

ai kqyr mbi ty,

një bujashkë paska mbet nga lëmi në prag dimri.

Plugu i lëmit shndrin nga humusi i kashtave nën to,

po nis vallja e tyne nën tokë,

mohue mbi të,

ndryshe rilindje është,

e s’ka më!

/www.QendraPress.com/