Opinion-Shqiptarët janë bërë lodër, e një mashtrimi të përjetshëm!-Shkruan:Petrit Dibrani
Përpos Gjergj Kastriotit tonë të madh e të veçantë, s’ka “Dreq” që i bashkon shqiptarët.
Kudo në trojet tona shqiptare, jemi të ndarë e të përqar, injorant e xheloz pa nevojë, servil të shëmtuar, gardian të armikut dhe tradhëtar ndaj vetvetes!
Trojet tona me pasuri natyrore, që vetëm i madhi Zot ka ditur t’i krijoj, mirëpo mjerisht të shkelur nga një (turmë), e cila ushqen urrejtje, ndaj bukurisë, pasurisë natyrore dhe pasurisë së vetevetes, duke harruar ose nga mosdija, mos arsimimi dhe servilizmi, se trojet shqiptare, janë të shqiptarëve.
Athua jemi bërë me susta dhe shpirti na funksionon, vetëm për t’u hakmarrë, madje edhe pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbetur është Gjuha Shqipe, e cila ka një Trung dhe një Ortografi.
Protestohet në Shqipëri, ftohen dhe bëhen përgatitje për protestë në “Dardani”
Mjerimi historik i shqiptarëve është; kapja pas individëve të caktuar dhe asnjëher pas ideve, madje historia është e mbushur me prova të tilla, sepse e kemi provuar, “kapjen – ngarendjen” pas individit!
A mundemi t’a shërojmë veten tonë, nga “dashuria e individit udhëheqës” dhe të mësojmë t’a duam atdheun bashkarisht, duke mos u ndarë, për shkak të individëve të caktuar?!
Njerëzit, respektivisht në këtë rast, shqiptarët e bëjnë, e ndërtojnë dhe e bashkojnë Shqipërinë, sigurisht nëse kanë ndjesi ndaj atdheut dhe njohuri
P.S.Rubrika Opinion nuk përfaqëson domosdo mendimin e redaksisë.