Zhuri pa ujë të pijshëm
Vazhdojnë problemet e kamotshme të furnizimit të fshatit Zhur me ujë të pijshëm. Këtë shqetësim¸ banorët për dekada ua drejtojnë institucioneve përgjegjëse.Kryetari i Bashkësisë Lokale, Behar Begaj thotë se problemi i ujit në Zhur ka mbetur vetëm premtim zgjedhor Menaxheri i kompanisë “Hidroregjionit jugor”, Zenel Zenelaj, thotë se në Zhur ka humbje teknike dhe keqpërdorim të ujit. Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren thonë se sivjet do t’i japin zgjidhje këtij problemi. Ky projekt është në fazën e tenderimit, ndërsa do të ketë kosto rreth 700 mijë euro.