Kuvendari Petrit Hoxhaj, apelon për thyerjen e fermave dhe vjedhjen e bagëtive

I nderuar Kryetar Shaqir Totaj ,

I nderuar Drejtor i Bujqësisë Bexhat Bytyqi

Me lejoni te ju drejtohem në emer të buqëve e fermerëve , të cilët janë të shqetësuar me një fenomen që po ndodh kohëve të fundit në komunën tonë.

Brenda 2 muajve janë thyer 6 ferma ne Fsh Kobaj, Vlashnje dhe Zhur, ku caku i tyre ishte vjedhja e bagëtive nga hajdutet duke e dëmtuar fermat e tyre.

Nuk është hera e parë që po ndodhin këto vjedhje dhe frika e zhgënjimi i fermerëve është duke u rritur në kohen kur Ministria veç se është duke shtuar përkrahjen ndaj blegtorëve.

I nderuar Kryetar Totaj

Fermerët për të ruajtur bagëtitë e fermat e tyre kanë filluar edhe të bëjnë roje për mbrojtjen e pronat e tyre .

Kërkoj që sa më shpejtë të formosh një komision vlerësues dhe të gjej mënyrën për të kompensuar dëmin. Po ashtu kërkoj rritjen e bashkëpunimit me policinë duke shtuar sa më shumë

patrullimet të policisë gjatë natës .

Mendoj që Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) nuk është duke e bërë punën sa duhet, dhe nuk mjafton veç mbledhje sa për të përmbushur një detyrim ligjor, por duhet punë, shumë punë për tu bërë për të treguar rezultate që janë për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Ju jeni i pari i kësaj komune dhe përgjegjësia bie mbi ju edhe per sigurinë dhe mbrojtjen e pronës se qytetareve të te Komunës së Prizrenit.

Me respekt Petrit Hoxhaj- Anëtarë  i Kuvendit Komunal Prizren