E hëna e kobshme për dy familje kosovare, dy të rinj vdiqën në rrethana të dyshimta
Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur dje në Kosovë. Një 22 vjeçar dhe një 23 vjeçare kanë vdekur në rrethana të dyshimta.Pasditen e djeshme një djalë i moshës 22 vjeçare ka vdekur në shtëpinë e tij.Ky rast ka tronditur familjen dhe gjithë të afërmit, teksa Prokurori i Shtetit e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë. Hetimet për këtë rast kanë nisur, ndërkohë që janë deklaruar edhe nga familja.Në një njoftim me detajet për ceremoninë e varrimit, familjarët kanë bërë të ditur se 22-vjeçari ka vdekur si pasojë e një infarkti.“Lajmërim – Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infarkt, ka ndërruar jetë Valmiri Nipi Jem. Varrimi nesër Ne ora 16:00”, ka shkruar ai.