PDK miraton deklaratë për dialogun: Marrëveshja është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Kosovës

                   Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues të saj, në të cilën është diskutuar për situatën e fundit politike në vend dhe propozimin evropian, të pranuar tashmë nga Kryeministri Kurti.Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i informoi anëtarët e Këshillit Drejtues për takimet dhe diskutimet e shumta të ditëve të fundit me akterë vendorë dhe ndërkombëtarë – në të cilat është diskutuar për aktualitetin politik.Në fjalën e tij, duke diskutuar për propozimin evropian, kryetari Krasniqi tha se kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk realizon qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj.“Nga një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë në qendër, sot, fatkeqësisht, Kryeministri Kurti i ka sjellë vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha kryetari Krasniqi.Më tej, Krasniqi tha se vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqëndruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.Këshilli Drejtues miratoi, pa asnjë votë kundër, deklaratën e propozuar nga kryetari Memli Krasniqi – në raport me situatën aktuale politike dhe marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata e plotë e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës:

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE