Prizren, këmbësori goditet për vdekje nga një automjet
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit.Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 19:20. Viktima është një këmbësor. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.Ai tha se rreth orës 19:20, Policia ka marrë një informacion se një person është dërguar në Emergjencë pa shenja jete. Patrullat policore ende janë në vendin e ngjarjes.