Fryma poetike e së dielës me poetin;Sahit OSMANI

ME BUKURINË E LIRISË

———————————————-

(22 dëshmorëve ,dhe 18 martirëve

të Randobravës)

Me bukurinë e lirisë

keni hyrë në qenien tonë

Të shndërruar në përmendore

me bardhësinë e ditëve rilindni

Shtresave të atdheut gjaku juaj

rrënjë lirie lëshon

Plagët si dëshmi stinëve të jetës

lartësohen e lulëzojnë.

Që të mbrohemi e çlirohemi

nga terri i kohës;

Ju, me bukurinë e lirisë,

përjetësisht rrezatoni!

/www.qendrapress.com/