Fryma poetike e së dielës me poeten; Ajne IBËRHYSAJ
NGJYRA TË AKULLTA
———————————–
Ato janë diku thellësi shpirtit
As sytë e mi nuk i pikturoj dot
Errësirën heshtjës e bëjnë dritë
Sytë e zjarrtë përpijnë piklat e shiut.
Shpesh as me frymë nuk ngopem,
Ditët sikur duan ngjyra të flakta
As forcë fjale nuk kam ,
Që të dua shenjtërinë hyjnore!
Vetëm perënditë dinë me dashtë.
Deri sot e gjitha u bë vetëm për lojë,
Për t`i gjetur ngjyrat e shpirtit,
U bëra akull me këto ngjyra!
Pikturë që më godet e mbërthen trupin
Askund nuk gjen gozhdë,
Për t’i varur fijet e besimit
E të prehet shpirti,
Nga ngjyrat e akullta që pikojnë!
Ato, pikturojnë nurin tënd engjëllor!
Atë ditë, edhe maja e gurit
Prek qiellin me dorë,
Sytë e qeshur kur do t`i pikturoj!
/www.qendrapress.com/