Fryma poetike e së dielës me poeten;-Fitore HAKLAJ

SONTE DUA TË FALË

————————

At kohën që ende nuk e shijova

Do e fali edhe atë që mê iku shpejt

Edhe ty qe nuk më gëzove kurrë

Të fali se shpirti nuk duron më

Sonte tê fali fjalë që më lëndove

Edhe ty që dikur më lumturove

Do ta fali edhe lotin që derdha për ty

Ai lot që nuk pati kurrë një kufi

Do të fali edhe kohën qe të prita

Të dera me duar në faqe sa shumë u mërzita

Falje ka edhe zhgënjimi që s’e prita

Kjo zemër don sonte vetëm paqë e qetësi

Shpirti ka dhembje kur nuk të fali

Bën luftë më veten e trupin tim

Kur fala edhe pse pata dhimbje

Buzëqeshja e mbuloj fytyrën e zhgënjyr

Sa herë u mundova të mbajë në zemër

At rrëmujë deri në damarët e gjakut

Një zê më tha të fali ty edhe shpirtin tim

Në paqë më mua edhe me ty.

/www.qendrapress.com/