34 VITE NGA RËNIA HEROIKE E DËSHMORIT VETIM SHALA
Lavdi heroit të Kosovës Vetim Shala!
Për një semestër sa ishim së bashku në amfiteatrot e Fakultetit të Mjekësis njoha shokun, mikun, inteligjentin, idealistin, veprimtarin, sypatremburin, guximtarin, atdhetarin, luftëtarin…. Nga tetori i 1988 deri në marsin e 1989 së bashku edhe në leksione edhe në demonstrata, edhe në ushtrime të fakultetit edhe në greva e protesta. Që nga greva e minatorëve e deri në demonstratat e fuqishme të marsit Vetimi në ballë të rezistencës.
Netët i kishim të pagjumë e ditët flakë, zjarr e furtunë. Vetimi kishte lindur për lirinë dhe për ta nderuar historin.