Nuk mund të flitet për qeverisje në Kosovë, as për zhvillim, as për demokraci, as për ndaljen e ikjes së rinisë nga vendi pa përmbylljen e shtetësisë së Republikës së Kosovë-Shkruan: Ruzhdi Gashi.avokat.
Kanë kaluar tani më mbi 23 vjet na çlirimi i Kosovës dhe 15 vjet nga shpallja e Pavarësisë dhe ende Republika e Kosovës përballet me varfëri, mos zhvillim ekonomik dhe me zbrazjen e të rinisë nga vendi, trend ky që çdo vit e më shumë po merre hovë edhe më të madhe.
Kjo gjendje jo e mirë në Kosovë është për faktin se bashkësia ndërkombëtare, konkretisht BE por edhe SHBA nuk arritën që ta përmbyllin shtetësinë e Kosovës dhe Kosova ende nuk u bë anëtare e mekanizmave ndërkombëtare dhe as anëtare e OKB, organizatë kjo ku legjitimohen juridikisht shtetësia e një shoqërie që veten e quan Shtet të Pavarur dhe Sovran, por këtë çështje e zvarriten me shpikjen e dialogut me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes me ish okupatorin si kushte për të avancuar Kosova drejtë BE, NATO deh OKB. Ky kusht i padrejtë i bashkësisë ndërkombëtare, sidomos i Këshillit të Sigurimit të OKB e cila e ndikuar nga Rusia dhe i udhëhequr nga BE, u bë gogol për Kosovën, i cili Kosovën e la peng sot e kësaj dite. Në këto rrethana, qeverisja e Kosovës nga të gjitha qeveritë e pas çlirimit u bë e vështirësuar për shkak se, Kosova mbet pa përmbylljen e shtetësisë së saj dhe e izoluar që 23 vjet, dhe si e tillë e varfër dhe e pa perspektivë, ku pasoja kryesore u bë ikja e të rive nga vendi dhe zbrazja e Kosovës gati në lartësinë e 50% e popullsisë së saj. Kjo ikje e periudhës pas çlirimit, barazohet me ikjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova në kohën e okupimit shumëvjeçar nga okupatorët e ndryshëm në decenie sidomos nga okupatori serbo-sllav që viti 1878 e këndej.
Në këto rrethana jo të mira për Kosovën, Kosova u qeverisë nga shumë qeveri, shumë Kryeministra e shumë presidentë, u ndërruan shumë parti e koalicione, u bënë shumë parë zgjedhje të cilat u vlerësuan nga miqtë tanë si të standardizuara, por Kosova, përkundër të arritura në shumë segmente, në infrastrukturë, konsolidimin e institucione shtetërore e gjëra të tjera për qytetarët, ajo mbeti peng i dialogut me Serbinë, pa zhvillim ekonomik, me papunësi të madhe, me rroga e pensione të ulëta, e izoluar dhe e pa perspektivë. Ikja e të rive vazhdon, e vazdon…!
Gogoli dialog, mbeti, mbeti e mbeti aty ku u nis dhe i papërfunduar. I mbeti në qafë çdo qeverie dhe e përmbysi secilën, ndonjërën më shpejtë, ndonjërën më von, ndonjërën me pasoha më të vogla e ndonjërën me pasoja më të mëdha, deri edhe te burgosjen në Hagë e kreut të UÇK në Krye me Hashim Thaçin.
Secili nga udhëheqësit e vendit, u munduan që këtë gogol të quajtur dialog i cili u bë varrë i çdo qeverie por edhe i vet Kosovës, ta heqin, por pa sukses. Çoftë për shkak të faktorëve të jashtëm, çoftë të faktorëve të brendshëm. Ky i fundit, çoftë për faktin se kishin mendim ndryshe, çoftë për faktin se prioritet e kishin pushtetin e jo Kosovën dhe për realizimin e interesave të veta, deri edhe për tentim të ndërrimit të historisë për të arsyetuar dështimet e tyre gjatë historisë, me theks të veçantë për luftën e fundit çlirimtare nga okupatori serb në vitet 1999. Për ta hequr Serbinë qafe, udhëheqja e Kosovës e pas çlirimit, pranuan kompromisin e madhe me Pakon e Atisarit duke pranuar që Kosova të shpallë Pavarësinë me pranimin e të drejtave të diskriminimit pozitiv për komunitetin serb në Kosovë duke pranuar krijimin e një asociacioni për komunat serbe në veri të vendit me karakter konsultativë dhe koordinativ për çështje konkrete për interes të atij komuniteti në veri, brenda kompetencave që i ishin dhënë në bazë të Ligjit për Qeverisje Lokale, ligj ky ndër më të avancuarit në Evropë. Edhe përkundër faktit se me këto kushte, serbëve u garantoheshin të drejta të mjaftueshme për të jetuar të lirë dhe mirë në Republikën e Kosovës, ata, nën ndikimin e Beogradit zyrtar, nuk u pajtuan me këto të drejta dhe vazhduan rezistencën dhe veprimet destrukteve ndaj Kosovës, krejt kjo me pretendim territorial ndaj saj dhe dështimin e Republikës së Kosovës si një Shtet që, sipas tyre, Kosova nuk mund të ekzistoj si i Pavarur dhe Sovran. Fatkeqësisht, në linjë të njëjtë, por për qëllime tjera, ishin edhe forca politike të brendshme që nuk e njohën Republikën e Kosovës as edhe simbolet e saj. Komuniteti serb në Kosovë, vazhdimisht kërkonte kompetenca shtesë për asociacionit deri edhe me elemente të nivelit të tretë qeverisës dhe elemente të një republike serbe në Kosovë. Këtë kërkesë autoritetet kosovare nuk i pranuan asnjëherë. Fatkeqësisht, këto kërkesa të serbëve, çdo ditë e më tepër po gjenin mbështetje edhe nga qarqe të ndryshme evropiane deri edhe te segmente të ndryshëm në SHBA. Duke u gjetur në këtë rreth vicioz të Kosovës, Presidenti Thaçi, solli në tavolinën e bisedime opsionin e korrigjimit të kufijve me Serbinë si një opsion më i mirë se një asociacioni me komptetenca shtetërore ashtu siç kërkonin serbë dhe ashtu siç ishin pajtuar një numër i madhe i qarqeve të shteteve mike në BE dhe SHBA. Gjithashtu, edhe ky propozim i Presidentit Thaçi, fatkeqësisht hasi në reagime të shumta, si brenda ashtu edhe jashtë vendit nga forca politike dhe qarqe armiqësor shqiptare, për të shkuar deri edhe te kindapimi i Presidentit Thaçi me 23 qershor 2020, në aeroplan në rrugë për në Shtëpinë e Bardhë te Presidenti i SHBA në Uashington në prezencën e Presidentit Donald Trump, për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë për përmbylljen e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Pas ndalimin e Presidentit Thaçi për ta nënshkruar marrëveshjen në Uashington në qershor të vitit 2020, pasoi edhe burgosja e Presidentit Thaçi me 4 nëntor 2020, pikërisht në ditën kur u konfirmua humbja e Trumpit në garë për President të SHBA, e cila nuk ishte e rastësishme por dyshohej për një veprim politik nga Gjykata Speciale në Hagë. Me këto dy veprime të Gjykatës Speciale, fillon luftimi i UÇK dhe i Republikës së Kosovës për të pasuar më vonë edhe luftimi i SHBA dhe NATO për shkak të gabimit, sipas tyre, që e bombarduan Serbinë në vitin 1999 për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këto ishin vetëm shkëndijat e para e fillimit të Luftës së Tretë Botërore që tymi i doli në Ukrainë në vitin 2022 me sulmin e saj nga Rusia dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Këto rrethana të këqija për Kosovën, sidomos me burgosjen e Thaçit, i shfrytëzuan disa forca politike në Kosovë të përputhura qëllimet e shumë akterëve jashtë vendit por me qëllime të ndryshme, dhe arritën të përmbysin rendin e deritanishëm me pretendimin e krijimit të një rendi tjetër me program tjetër për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kundër dialogut me Serbinë, kundër SHBA dhe kundër politikës shqiptare në Shqipëri. Thjeshtë për të filluar nga e para, për ti mohuar të gjitha të arritur e Kosovës, që nga Konferenca e Rambujesë në vitin 1999, Shpalljes së Pavarësisë së saj në vitin 2008 e deri më sot. Mohuan çdo gjë, deri edhe të mohimi i historisë dhe luftën e lavdishme të UÇK në përgjithësi dhe të udhëheqësit të saj Presidentit Hashim Thaçi në veçanti. Shkuan edhe më tej, iu bashkëngjiten cilësimeve të Serbisë për UÇK duke i quajtur edhe këta si kriminel dhe që duhet të dënohen në Hagë vetëm pse luftuan për çlirimin e vendit. Ky ishte kulmi i devijimeve të një pjese të politikës kosovare që, fatkeqësisht është prezentë edhe sot. Këto veprime sollën pasoja të mëdha për Kosovën. Duke mbetur të izoluar dhe me gogolin e dialogut, edhe këta “çlirimtarë” të vonuar të Kosovës, mbeten të vetmuar, të izoluar nga miqtë tanë, sidomos nga SHBA. Kosova vazhdoi të mbahet e izoluar, e varfër, pa zhvillim, pa perspektivë dhe me ikjen e rinisë nga vendi. Edhe këtë udhëheqje të fundit kosovare, gogoli i dialogut e shtriu për toke dhe e detyroi të pranon çdo gjë që i servoi Brukseli duke pranuar një marrëveshje me Serbinë në kohë më të pa favorshme për Kosovën, nën kushte e mbajtjes në akuzë të UÇK, për të dëmtuar Kosovën sikur asnjëherë më parë. Me këtë marrëveshje udhëheqja kosovare pranoi një asociacion teje më të keq se çdo version deri më tani. Kështu në këtë mënyrë, kjo udhëheqje që mohoi çdo gjë për Kosovën, në fund pranoi jo vetëm ato, por shkuan edhe më tej, edhe më keq. Me këto veprime, kjo udhëheqje u bë edhe e “koritur edhe e fikur”, siç thotë populli, ku këtë dëm e pagoi Kosova dhe populli i saj dhe humbi 10 vite pa asnjë arsye.
Këtë kronologji pak më të gjatë për zhvillimet politike në Kosovë, i bëra vetëm për të dhënë mendimin tim se, çfarë pengese ka Kosova për të ecur përpara me gogolin dialog me Serbinë, kusht ky i cili jo vetëm që varrosi shumë politikan dhe burgosi Kreun e UÇK, por e mbajti Kosovën të izoluar, të pa zhvilluar, të varfër dhe me intezitet të madhe të ikjes së të rive nga Kosova. Në këto rrethana as që mund të bëhet ndonjë vlerësim i qeverisjes së brendshme në Kosovë. Kosova e izoluar, me shtetësi pa përmbyllur dhe me zbrazje të madhe nga popullim i saj, nuk mund, as të qeveriset, as të ketë ndonjë rezultat pozitiv për vendin dhe popullin e saj.
Kosova ka nevojë të përmbyllë shtetësinë e saj me një marrëveshje me BE dhe SHBA për Serbinë, qoftë me korrigjimin e kufijve me Serbinë, çoftë me krijimin e një asociacioni për komunitetin serb në Kosovë në koordinim me SHBA dhe BE. Kjo çështje duhet të mbyllet. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur deri më sot, pos një zotimi të palëve në Ohër për vazhdimin e konfliktit të ngrirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Për tu arritur paqja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të lirohet Kreu i UÇK nga burgu i Hagës dhe të arrihet një marrëveshje me Serbinë me njohje reciproke, fillimisht me krijimin e një asociacioni për serbët në veri si fazë kaluese që në një moment të volitshëm me bëhet korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të pasuar paqja, zhvillimi ekonomik dhe ndalja e ikjes së rinisë nga Kosova. /www.qendrapress.com/